Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kamenicë, një person u lëndua në vendin e punës, vdiq në spital

Kamenicë, një person u lëndua në vendin e punës, vdiq në spital

Një person vdiq dje në Koretin të Kamenicës. Policia informoi e burri u dërgua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës, derisa në spital mjeku konstatoi se viktima ka vdekur.

“Viktima mashkull nga Kosova është dërguar në QKMF për tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është transferuar në Spitalin e Gjilanit, dhe sipas mjekut, i njëjti është pa shenja jete. Njësitë përkatëse janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull nga Kosova dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.”, bëri të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës u dërgua për në IML në Prishtinë.

/TV Arbëria