Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kamberi: Të mos heqim dorë nga kërkimi i të drejtave dhe barazisë

Kamberi: Të mos heqim dorë nga kërkimi i të drejtave dhe barazisë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi edhe një herë ka ngritur shqetësim mbi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Për fat të keq, shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, nga mohimi i përfaqësimit të drejtë nëpër institucione, te pasivizimi administrativ, mungesa e investimeve, mosnjohja e diplomave, politikat e centralizuara dhe presioni i vazhdueshëm mbi të drejtat civile, kombëtare e socio-ekonomike”, shkruan Kamberi.

Tutje bën thirrje “për reflektim, por njëkohësisht edhe për angazhim të ri për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”

“Ndërsa për ne, kjo ditë mbetet një rikujtim i betimit tonë të përditshëm: të mos heqim dorë nga kërkimi i të drejtave dhe barazisë, me mjete demokratike dhe me zërin tonë të përbashkët”, përfundon Kamberi në ditën e të drejtave të njeriut.