Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kamberi takon ambasadorin e Shqipërisë, temë e takimit ishte edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Kamberi takon ambasadorin e Shqipërisë, temë e takimit ishte edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bardhyl Canaj.

Kamberi ka thënë se nevoja e koordinimit në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin konstant është eminente.

“Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh”, ka shkruar ai.

Kamberi ka shtuar se një ndër temat e takimit ishte edhe pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!.Impelmentimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë piknisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëvë në Luginë të Preshevës!”, ka shkruar mes të tjerash ai.

/TV Arbëria