Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në 25 vjetorin e rënies së familjes Jashari, ka shkruar se Prekazi do të shëndrrohej në simbolin e përjetshëm të sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“5 Marsi më kurrë nuk do të ishte i njëjtë e Prekazi do të shëndrrohej në simbolin e përjetshëm të sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Familja Jashari do të bëhej familje e çdo shqiptari gjithëandej. Sot, 25 vjet më parë. Sot e përgjithmonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë. Lavdi familjes emblematike Jashari”, ka shkruar ai.
/TV Arbëria