Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kamberi: Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit, manovër e Vuçiqit

Kamberi: Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiqit, manovër e Vuçiqit

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se arrestimi dhe pastaj lirimi i Milan Radoiçiqit, ishte vetëm një manovër e Vuçiqit.

Kamberi në një postim në Facebook, ka shkruar se lirimi i Radoiçiqit sikurse edhe vepra për të cilën ai ngarkohet, është farsë e pushtetit serb.

“Serbia e Vuçiqit, që moti është shndërruar në “deep state”, vend ku strukturat e padukshme kriminale janë mbi institucionet, ku ndikimi i politikës në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr edhe epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit””, ka shkruar Kamberi.

Ai ka shtuar se faktet që po prezantohen nga autoritetet në Kosovë flasin për implikimin e thellë të Serbisë në aktin terrorist në Banjskë.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria