Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kamala Harrisit i shtohet mbështetja e demokratëve kryesorë, pas dorëheqjes së Bidenit

Kamala Harrisit i shtohet mbështetja e demokratëve kryesorë, pas dorëheqjes së Bidenit

Një numër në rritje i politikanëve të lartë demokratë dhe mbështetësve të partisë po mbështesin Kamala Harris të jetë kandidatja presidenciale e partisë, pasi Joe Biden u largua nga gara për president, shkruan BBC.

Presidenti Biden u tërhoq nga zgjedhjet e nëntorit të dielën, pasi u përball me thirrje në rritje për t’u larguar që nga debati i tij televiziv kundër Donald Trump.

Ai ka mbështetur Harris, e cila thotë se synon të fitojë.

Fushata tani zyrtarisht emëron nënpresidenten Kamala Harris si kandidatin e saj për president në zgjedhjet e vitit 2024, sipas një letre dërguar Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka thënë se është e nderuar që gëzon mbështetjen e presidentit aktual, Joe Biden për t’i hyrë garës presidenciale të nëntorit dhe që synon fitoren.

“Do të bëj gjithçka që mundem për të bashkuar Partinë Demokratike – për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trumpin dhe agjendën e tij ekstreme Projekti 2025”, ka thënë Harris përmes një deklarate.

“I kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”.

Ajo e ka bërë këtë deklaratë, pak pasi Biden ka thënë se beson që tërheqja e tij nga gara është në të mirë të Shteteve të Bashkuara.

Mediat amerikane po ashtu raportojnë se ka pasur një rritje të donacioneve publike për demokratët që kur Bideni ka njoftuar tërheqjen.