Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se do të luftoj për çdo votë.
“Sot firmosa formularët ku deklaroj zyrtarisht kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara. Do të punoj shumë për të fituar çdo votë.
Dhe në nëntor, fushata jonë do të fitojë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Harris u shpall kandidate nga Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara për një mandat të dytë si president në krye të SHBA-ve.
Harris do të garojë përballë Donald Trump i cili po lufton të fitojë sërish presidencën.