Pasi u tërhoq nga gara presidenciale, Joe Biden thotë se Kamala Harris është e nominuara nga partia për këtë garë, raporton GazetaBlic.Ai përmes një postimi në “X” thotë se, kur e vendosi Kamala Harris si zv.presidentje, ishte vendimi më i mirë që kishtë marrë ndonjëherë.
Duke i ofruar mbështetje dhe përkrahjen e tij të plotë, Biden ka bërë thirrje që të mblidhen demokratët dhe ta mposhtin Trumpin duke ia dhënë mundësinëKamala Harris që të jetë Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kolegët e mi demokratë, kam vendosur të mos e pranoj nominimin dhe të fokusoj të gjitha energjitë e mia në detyrat e mia si Presidente për pjesën e mbetur të mandatit tim. Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si Zëvendës Presidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratët – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bejme kete”, shkruan Biden.
My fellow Democrats, I have decided not to accept the nomination and to focus all my energies on my duties as President for the remainder of my term. My very first decision as the party nominee in 2020 was to pick Kamala Harris as my Vice President. And it’s been the best… pic.twitter.com/x8DnvuImJV
— Joe Biden (@JoeBiden) July 21, 2024