Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kamala Harris: I njoh njerëzit si Donald Trump, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje

Kamala Harris: I njoh njerëzit si Donald Trump, ne do t’i fitojmë këto zgjedhje

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris është takuar me mbështetësit në Wisconsin, ku u prit me brohoritje nga mijëra njerëz.

Ajo eci në skenë e shoqëruar me këngën e Beyonces, “Freedom”, e cila u frymëzua nga lëvizja “Black Lives Matter”.

Harris thotë se “rruga për në Shtëpinë e Bardhë kalon përmes Wisconsinit” dhe se ky shtet do ta ndihmojë ë fitojë zgjedhjet presidenciale këtë vit, raporton skynews.

Për Joe Bidenin, ajo thotë se ka qenë shumë e nderuar që ka shërbyer si zëvendëspresidente nën presidencën e tij.

“Trashëgimia e arritjeve të Joe gjatë gjithë karrierës dhe tre viteve e gjysmë të fundit është e pakrahasueshme në histori”, thotë ajo.

Harris deklaroi se ka siguruar mbështetjen e mjaftueshëm të delegatëve për të siguruar nominimin demokrat.

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje. Po do t’i fitojmë”, tha ajo para turmës njerëzve.

“Ne do t’i stopojmë ndalimet ekstreme të abortit të Donald Trumpit, sepse ne u besojmë grave që të marrin vendime për trupin e tyre dhe jo që qeveria e tyre t’u thotë atyre se çfarë të bëjnë. Dhe kur Kongresi të miratojë një ligj për të rivendosur liritë riprodhuese si presidente e Shteteve të Bashkuara, unë do ta nënshkruaj atë në ligj”, pohoi 59-vjeçarja.

Në rolet e saj si senatore amerikane, prokurore e përgjithshme dhe prokurore e gjyqësore, Harris thotë se kishte gjykuar “autor të të gjitha llojeve. Grabitqarë që abuzonin me gratë, mashtrues që grabisnin konsumatorët, mashtrues që thyen rregullat për përfitimet e tyre. Pra, më dëgjoni kur them, e njoh llojin e Donald Trumpit”

Harris më pas rendit arritjet e saja dhe i krahason ato me ato të Trumpit.

“Si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, unë u përballa me një nga kolegjet më të mëdha që po mashtronte studentët. Donald Trump drejtoi një kolegj për përfitim që mashtroi studentët”, pohon ajo.

“Si prokurore, unë u specializova në rastet që përfshinin abuzimet seksuale. Epo, Trump u gjet përgjegjës për kryerjen e abuzimit seksual. Si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, unë u përballa me bankat e mëdha të Wall Street dhe i mbajta ato përgjegjëse për mashtrim. Donald Trump sapo u shpall fajtor për mashtrim në 34 pika”, deklaroi Harris.

Harris e përfundoi fjalimin duke pyetur votuesit në shtetin e luhatshëm të Wisconsinit “në çfarë lloj vendi dëshironi të jetoni”.

Ndryshe, presidenti aktual amerikan, Joe Biden ka hequr dorë prej kandidimit për president në zgjedhjet e muajit nëntor, ku kundër kandidat tek republikanët është ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Powered by WordPress