Kamala Harris ka zgjedhur guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat të saj në garën presidenciale, konfirmoi AP.
Njoftimi i shumëpritur vjen një ditë pasi Harris siguroi zyrtarisht nominimin e Demokratëve pas një votimi virtual me emërtim të delegatëve të partisë.
Harris do të pranojë zyrtarisht nominimin në konventën e Demokratëve në Çikago këtë muaj, ku ajo dhe Walz do të mbajnë fjalime.