Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Kam rënë pre e propagandës”- Buja pyetet nga Specialja për një deklaratë dhënë kundër Millosheviqit

“Kam rënë pre e propagandës”- Buja pyetet nga Specialja për një deklaratë dhënë kundër Millosheviqit

Shukri Buja ka vazhduar dëshminë e tij si dëshmitar në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.

Buja është pyetur për një deklaratë të tij si dëshmitar në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit. Më saktësisht, është pyetur lidhur me atë që ai kishte deklaruar kinse është urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së për nisjen e celulave të para, shkruan Insajderi.

VIDEO:

Buja ka mohuar në këtë rast, por edhe në vazhdimësi, se ka marrë urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së përgjatë 1998-ës.

Tutje, ai ka thënë se në atë kohë ai ka dhënë dëshmi pa praninë e ndonjë avokati, pa çka se mund të ketë rënë pre e propagandës.

“Ne jemi marrë vesh, kemi biseduar. Këtu në deklaratë shihet edhe një gabim që është bërë. Unë personalisht nuk kam bërë organizime në Malishevë. Thjesht, deklarata nuk ka qenë përqëndrimi im i duhur për UÇK. Kjo ka qenë me peshën tjetër të akuzës kundër Slobodan Millosheviqit”, deklaroi ndër të tjera ai.

Powered by WordPress