Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Kam qenë rebel, më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur”, rrëfimi i Ramës

“Kam qenë rebel, më kanë dhunuar vetëm dy herë, më lanë për të vdekur”, rrëfimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste, u pyet për fëmijërinë dhe disa aludime që thonë kundërshtarët politikë se ai ka qenë i bullizuar.

Rama tha se nuk ka qenë kurrë i bullizuar, ndërsa tregon dy episodet kur në jetë ai është dhunuar.

“Nëse do të kthehesha në atë kohë për të gjetur një tipar që mund të paralajmëronte natyrën e liderit që unë u bëra më pas, mund të them që ishte tipari i mospranimit të kufijve.

Unë, që fare i vogël, nuk i pranoja kufijtë si imponim apo si fat. Përpiqesha gjithmonë t’i shkelja, t’i shtyja…

Gjithmonë të bëja diçka që kufiri thoshte: ‘Mos e bëj’. Dhe refuzimi i kufijve, shtyrja e kufijve, më ka motivuar gjithë jetën time, qoftë në mënyrën e të jetuarit, qoftë në Akademinë e Arteve.

Jam përpjekur qysh në krye të herës, që para se të fillonte lëvizja në Akademi, që pastaj përcaktoi një drejtim për atë që u kthye në një lëvizje më të gjerë, me programet, me rregullat që duheshin respektuar.