Presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi tha me ironi se ai tashmë ka marrë 100 telefonata që ta mbajë fjalën pas premtimit të tij të çuditshëm për t’i siguruar skuadrës “një autobus plot me femra” nëse ata mundin Juventusin.
Premtimi u kap në video gjatë darkës së Krishtlindjeve të klubit, kur ai sugjeroi një mënyrë tjetër për të ‘stimuluar’ lojtarët për të mposhtur një nga skuadrat e mëdha.
Monza me të vërtetë mundi Juventusin 2-0 sot në Torino me golat e Patrick Ciurria dhe Dany Mota Carvalho.
Duke folur për La Repubblica, Berlusconi pranoi se ka marrë telefonata nga lojtarët.
“Unë kam marrë tashmë 100 telefonata duke më kërkuar të qëndroj në fjalën time.” /TV Arbëria