Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kaluan ilegalisht kufirin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kaluan ilegalisht kufirin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht me veturën e tyre.

Rasti është evidentuar mbrëmjen e së martës në zonën e Urës së Gurit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një makinë e vjetër për shtypjen e rërës, e cila është konfiskuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.