Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Kaltrina Arifaj paralajmëron protestë solidarizuese për Arlinda Zekajn

Kaltrina Arifaj paralajmëron protestë solidarizuese për Arlinda Zekajn

Kaltrina Arifaj ka bërë të ditur se nesër, në orën 12:00, synon të organizojë një protestë solidarizuese në shenjë revolte dhe kundërshtimi ndaj vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ajo ka treguar se në mbledhjen e sotme ka kërkuar përkrahjen e grave asambleiste për organizimin e protestës.

Arifaj ka bërë të ditur se vendi i protestës do të njoftohet pasi të kontaktojë me Stacionin Policor në Istog për marrjen e lejes për organizimin e saj.