Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kaloi kundërligjshëm kufirin, ndalet një person në Leposaviq

Kaloi kundërligjshëm kufirin, ndalet një person në Leposaviq

Një person në Leposaviq është ndalur nga njësitet policore nen dyshimin se ka kaluar kundërligjshëm kufirin.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarin kosovar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke kaluar kundërligjshëm kufirin. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit (bashkë me veturën) është liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.