Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kallas në takimet e para me Kurtin e Vuçiqin ua përmend Marrëveshjen e Ohrit-kërkon që kryersit e sulmit terrorist te përballen me drejtësinë

Kallas në takimet e para me Kurtin e Vuçiqin ua përmend Marrëveshjen e Ohrit-kërkon që kryersit e sulmit terrorist te përballen me drejtësinë

Shefja e re e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka shkruar lidhur me takimet e para të ndara që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Kallas ka thënë se e vetmja rrugë për anëtarësim në BE është ajo përmes normalizimit të raporteve mes dy shteteve, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu Kallas ka thënë se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

“Kryerësit e aktit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.