Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se vetëm Qeveria e Kosovës dhe Lista Serbe i gëzohen fitores në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për pagën minimale.
Kajtazi e ka theksuar se ky ligj pamundëson rritjen e pensioneve të veteranëve të luftës së UÇK-së.
“Qeveria dhe Lista Serbe e fituan një rast në Gjykatën Kushtetuese që pamundëson rritjen e pensioneve të veteranëve të UÇK-së bazuar në rritjen e pagës minimale”, ka thënë ai.
“Opozita ia rrëzoi Qeverisë Ligjin antikushtetues për Byronë për konfiskim të pasurisë. Fer tyben. Te dy palët të kënaqura”, ka thënë Kajtazi.
Ligji për pagën minimale është kundërshtuar nga opozita dhe personat që përfitojnë nga skemat pensionale për veteranët e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.
Kjo pasi në këtë ligj nuk parashihet që paga minimale të lidhet me pensionin e veteranëve, një praktikë që ka ekzistuar në të kaluarën.