Pas konfirmimit të shefit të AKI-së, në përgjigjen për deputeten Ganimete Musliu se Inteligjenca nuk ka qenë e përfshirë në lajmin ndaj dy mediave kosovare, siç pretendoi rrejshëm Rilind Gërvalla, ka reaguar edhe gazetari Vehbi Kajtazi.
Ky i fundit, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” ka pohuar se po iu mungoi një fije floku gazetarëve të mediumeve përkatëse, atëherë Gërvalla do të jetë përgjegjës
“Nje gje duhet ta dije vegla e pushtetit – Rilind Gervalla: nese nje kime floku u mungon gazetareve te Periskopit dhe Nacionales, ai eshte pergjegjes.”, shkroi Kajtazi.