Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kajtazi: Kurti pret që ta marrin me forcë, Prokuroria nuk guxon të bije në këtë grackë

Kajtazi: Kurti pret që ta marrin me forcë, Prokuroria nuk guxon të bije në këtë grackë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale, sepse, sipas tij, ai pret që të merret me forcë si dëshmitar.

Kajtazi ka thënë se mos-paraqitja e Kurtit në Prokurorinë Speciale të hënën, është “përdhosje vlerash, instituciones, kushtetute”.

“Si mund të kërkosh nga Milan Radojiçiqi që t’i dorëzohet drejtësisë së Kosovës, nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të bashkëpunojë me drejtesinë e vendit te tij në cilësi të dëshmitarit?”, ka thënë Kajtazi në një shkrim në Facebook të hënën.

“Ai pret që prokurorët ta marrin me forcë si dëshmitar, për t’u viktimizuar për vota”, ka shtuar ai.

Megjithatë, gazetari ka thënë se Prokuroria “nuk guxon” të bije në këtë grackë.

Sipas Kajtazit, Prokuroria ka bazë të mjaftueshme që ta arrestojë kryeministrin nën dyshimin për korrupsion në rastin e Rezervës Shtetërore.

“Prokuroria nuk guxon të bije në këtë grackë. Ka bazë të mjaftueshme për ta arrestuar si të dyshuar për korrupsion në rastin e rezervave shtetërore, e jo ta marrë me forcë si dëshmitar”, ka thënë ai.