Dell, disa metra larg, ka kapur momentin në video derisa po inkurajonte djalin e tij të qëndrojë i qetë.
“Rri i qetë, rri i qetë”, mund të dëgjohet ai duke i thënë djalit të tij derisa ai po dilte nga goja e balenës.
“Mendova se isha i vdekur, mendova se më ka ngrënë, se më kishte gëlltitur”, deklaroi Adriani për Associated Press.
Ai përshkroi “terrorin” e atyre sekondave dhe shpjegoi se frika e tij e madhe ishte pasi doli në sipërfaqe, duke u frikësuar se kafsha gjigante do të lëndonte babanë e tij ose do të zhdukej në ujërat e ftohtë.
Pavarësisht përjetimit terrorizues, Dell qëndroi i fokusuar, duke filmuar dhe siguruar djalin e tij.
“Kur erdha lart dhe fillova të notoj, isha i frikësuar se diçka mund t’i ndodhte edhe babait tim… se nuk do të mbërrinim në breg në kohë, apo do të përjetoj hipotermi”, shtoi Adriani.
Pas disa sekondave në ujë, Adriani menaxhoi të arrijë kajakun e babait të tij. Pavarësisht frikës, të dy u kthyen në breg pa lëndime.
Derisa sulmet nga balenat ndaj njerëzve janë ekstremisht të rralla në ujërat e Kilit, vdekjet e balenave nga përplasjet me anijet e transportit janë rritur viteve të fundit.