Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kadrijaj – Qeverisë: Kompaninë VITA e keni sulmu çdo ditë, i keni dëmtu edhe shumë bujq që e kanë gjujt qumështin

Kadrijaj – Qeverisë: Kompaninë VITA e keni sulmu çdo ditë, i keni dëmtu edhe shumë bujq që e kanë gjujt qumështin

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar qeverinë e vendit lidhur me situatën e qumështit në vend.

Kadrijaj, në fjalën e saj në Kuvend, drejtuar qeverisë ka thënë se këta të fundit kanë dëmtuar kompanitë vendore si dhe shumë bujq.

‘’Siç keni vepru me fabrikën e qumështit VITA, që për çdo ditë ka qenë atak i kësaj qeverie. Aty keni dëmtu edhe këtë kompani edhe shumë bujq, të cilët me ditë me radhë u dashtë me e gjujt qumështin, për shkak të sulmit të paargumentuar që e keni pas ndaj kompanive vendore’’, ka deklaruar ajo.