Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadrijaj, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti, se cila ka qenë marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin për largimin e barikadave.
Madje, Kadrijaj ka thënë se deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht per heqjen e barrikadave.
“Deklarata e përbashkët e Amerikës dhe BE-së e shpërfaq më së miri mashtrimin e Kurtit dhe tentimin për ta fsheh dakordimin me Vuçiqin për lirimin e kriminelëve, si kusht per heqjen e barrikadave. Kryeministër, a kemi ne të drejtë me ditë cka përmban marrëveshja e fshehtë me Vuçiqin?? Tregoju qytetarëve pse i amnistove kriminelët e veriut”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook. /TV Arbëria