Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kadrijaj: Asnjë premtim i Kurtit nuk është realizuar

Kadrijaj: Asnjë premtim i Kurtit nuk është realizuar

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se premtimet e Kurtit që e kanë bërë të vijë në krye të Qeverisë, nuk janë realizuar.

Kadrijaj ka përmendur dështimet e kësaj Qeverie, ku sipas saj, pothuajse të gjitha sferat janë përballur me keqmenaxhim për këto katër vite në pushtet.

“Po bëhen katër vjet që kjo Qeveri ka ardhë në pushtet, duke premtuar mrekulli dhe ndryshime substanciale në të gjitha sferat e jetës, për këtë kanë marrë edhe përkrahje të madhe nga populli, por diçka e tillë nuk është realizuar”, tha Kadrijaj.

“Kosova është e bllokuar në rrugën e integrimit evropian, është e sanksionuar dhe nuk është e anëtarësuar në Organizata Ndërkombëtare”, shtoi ajo.

Tutje, sipas deputetes së AAK-së, me ardhjen e Kurtit në pushtet, qytetarët janë përballur me rritje të çmimeve.

“Qeveria ka dështuar edhe në rritjen e pagave, është rritur çmimi i energjisë elektrike, kanë dështuar edhe në sferën ekonomike-sociale, mospërfshirja e veteranëve në ligjin e pagës minimale. Është edhe shuarja e dialogut social, duke i injoruar totalisht sindikalistët”, tha Kadrijaj.