Ekonomisti, Mustafë Kadriaj nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të tij në Facebook ka reaguar rreth temave të cilat sipas tij po e zbehin ditën e Pavarësisë e me të cilat nuk duhet marrë fare.
Ai kërkoi falje shoqërisë dhe opinionit për këtë reagim por sipas tij ishte i nevojshëm të bëhej.
Postimi i plotë i tij:
“Duke i kërkuar falje shoqërisë dhe opinionit të gjërë për këtë reagim por mu dukë e nevojshme për faktin që po zbehën festat dhe disa tema shumë serioze për shtetin e Kosovës me tema që nuk duhet fare me u marrë vlerësoj.
Janë disa personalitete që të gjithë mundin e tyre për çështjen konbëtare e zbehin me një lapsuz në afket që vlerësoj pa dije edhe hoxha Shefqet Krasniqi.
Gjykimi i hoxhës Shefqet ishte i panevojshëm sepse askush askujt nuk mundet me ia përcaktu vendin në botën tjetër sipas parimeve Islame (duke mos dashur ti mbajë leksione hoxhës për fe), krahas sasaj që një personalitet si Shkurte Fejza është frymëzim i rezistencës dhe luftës për liri.
Por e nderuara Shkurte nuk të ka dëmtuar personlitetin hoxha Shefqet me atë deklaratë se sa të dali në mbrojte një njeri si Adelina Ismaili vetëm për këtë përkrahje nuk ke pasur nevoj duke njohur të “bëmat” e Adelines.
Nëse hoxha Shefqet duhet të tërhjek fjalën vlersoj qe Adelina duhet të kërkoj falje që i ka dalur në përkrahje ikonës së kënges shqipe sepse të marrësh përkrahjën e një njeriu si Adelina thot një fjalë popullore ma mirë me të marr pusi”, ka përfunduar Kadrijaj në Facebook.
/TV Arbëria