Kancelari gjerman Olaf Scholz para disa ditësh ishte në vizitë në Beograd nlidhur me marrëveshjen për litiumin në pjesën Perëndimore të Serbisë. Përgjatë Samitit për Lëndët e Para të Qëndrueshme në Beograd, blloku evropian dhe Serbia kanë nënshrkuar memorandum mirëkuptimi për partneritet strategjik lidhur me lëndën e parë të qëndrueshme, rrjetin e prodhimit të baterive dhe makinave elektrike. Po ashtu, ditën e djeshme është paralajmëruar vizita e presidentin të Francës Emmanuel Macron në Serbi e cila do të mbahet më 29 gusht të këtij viti.
Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria ka folur njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj i cili deklaroi se Kosova asnjëherë s’ka qenë më keq nga ana diplomatike dhe bashkëpunimit ekonomik me shtetet mike.
“Pamarrparsysh trumbetimin e kryeministrit Kurti dhe manipulimit që po ju bën militantve gjoja se për shtrirje të sovranitetit në Veri si asnjëherë Kosova nuk ka qenë më keq nga ana diplomatike dhe bashkëpunimit ekonomik me shtetet mike”, është shprehur ai.
Më tej, sipas vlerësimit të tij, Kosova është kthyer në një shtet joserioz nga një vend me përkrahje të plotë diplomatike dhe ekonomike, teksa shton se nëse kemi vizita në Kosovë ato janë vetëm për të qortuar qeverinë Kurti.
“Pra, Kosova nga një vend me një përkrahje të plotë diplomatike dhe ekonomike është kthyer në një shtet joserioz duke u anashkaluar nga vendet mike pra, tani kur flasim në Kosovë nuk kemi vizita, nëse kemi vizta vijnë në Kosovë për të qortuar qeverinë Kurti për mos bashkëpunim dhe mos koordinim”, theksoi Kadriaj.
Ai bën apel që t’i kujtojmë qeverisë Kurti se nuk ka më investime direkte në Kosovë, përkundrazi tani kemi humbje të besimit tek miqtë ndërkombëtarë.
“Pra, duhet t’i kujtojmë qeverisë Kurti që nuk ka më investime direkte në Kosovë nuk ka më bashkëpunim diplomatik përkundrazi tani kemi masa ekonomike dhe humbje të besimit tek miqtë ndërkombëtar”, përfundoi ai për TV Arbëria.