Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kaçanik, zhduket një e mitur

Kaçanik, zhduket një e mitur

Një person ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:40, në fshatin Kaçanik i Vjetër, në Kaçanik.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Një mashkull ka raportuar se vajza e tij e mitur – viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

/TV Arbëria