Policia e stacionit në Kaçanik ka bërë të ditur se me datën 07.05.2023 në fshatin Vatë të Kaçanikut është raportuar një rast i kanosjes.
“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull i Kosovës i moshës 47 vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftim.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’, ka bërë të ditur policia.

/TV Arbëria