Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kabineti izraelit i luftës mban mbledhje, shqyrton “planet ushtarake” për kundërpërgjigje ndaj Iranit

Kabineti izraelit i luftës mban mbledhje, shqyrton “planet ushtarake” për kundërpërgjigje ndaj Iranit

Kabineti izraelit i luftës ka shqyrtuar planet ushtarake për një përgjigje të mundshme kundër Iranit gjatë një takimi gati tre orësh të hënën, bëri të ditur një zyrtar izraelit.

Kabineti i luftës mbetet i vendosur për të vepruar, sipas CNN, por në këtë fazë ende është e paqartë nëse është marrë një vendim për këtë.

Ekziston një ndjenjë se Izraeli duhet të veprojë shpejt, tha tutje ky zyrtar për mediumin amerikan.

Përveç reagimit ushatarak, kabineti i luftës shqyrtoi gjithashtu opsionet diplomatike për të izoluar më tej Iranin. /Insajderi.org/

Powered by WordPress