Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kabineti i Kurtit ëmbëlsohet me “Raffaello”, në trevjetorin e fitores së VV-së

Kabineti i Kurtit ëmbëlsohet me “Raffaello”, në trevjetorin e fitores së VV-së

Në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, ministrat e kabinetit qeveritar janë ëmbëlsuar me çokollata kualitative italiane “Raffaello”.

Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, e cila ka përkuar me trevjetorin e “fitores së madhe”, sikur ka dëshirë ta quajë Vetëvendosje, çokollatat janë shpërndarë nga stafi i Zyrës së Kryeministrit.

14 shkurti gjithashtu përkon me Shën Valentinin dhe VV-ja kishte përdorur “Me zemër” si slogan të zgjedhjeve.