Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Kabineti i heshtur” – Ministrat e Kurtit flasin vetëm përmes Facebook-ut

“Kabineti i heshtur” – Ministrat e Kurtit flasin vetëm përmes Facebook-ut

“Si është vendi bëhet Kuvendi”!

Shprehjes popullore nuk patën si të mos i përshtateshin edhe kabineti qeverisës i Albin Kurtit.

Sikurse shefi i tyre, që zgjodhi shmangien e mediave, por jo edhe sulmin ndaj tyre, ashtu vepruan edhe ministrat dhe zyrtarët e tjerë të Vetëvendosjes.

Bllokada dhe heshtja totale e institucioneve qeverisëse nacionale u bënë sfida më e madhe ndonjëherë për gazetarët, për çka mbetën pa përgjigje shumë pyetje, të cilat as nuk mundën t’i bënin, raporton Kiks Kosova.

Matematikë fare e thjeshtë: po të klikosh në profilet e ministrave të qeverisë Kurti, Facebook-un e kanë shndërruar në të vetmin mjet komunikimi me qytetarët, konkretisht votuesin e tyre.

Fushatë, e vetëm fushatë, postime të njëpasnjëshme, janë ato që e përshkruajnë më së miri rrjetin social Facebook të ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pamje aspak më ndryshe nuk ka as profili i ministres tjetër të Kurtit, Rozeta Hajdari.

Ngritja e aktakuzës për keqpërdorime me rezervat shtetërore nuk e ndali Hajdarin të vazhdojë të mbajë një pozitë shtetërore.

Gati të njëjtën qasje me Facebook-un e pati edhe ish-ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ndonëse tani ky pati fokus qeverisjen lokale.

E ashpër me deklarime ndaj mediave qe edhe ish-ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Në tentativë për t’iu ikur intervistave në media të caktuara, edhe për ministren në fjalë Facebook-u kreu mjaft punë.

Me një gjuhë që nxit urrejtjen ndaj gazetarëve, ajo reagoi në Facebook me fjalët: “Televizion rrugaç”, “Moderator rrugaç”, “Analist mercenar rrugaç”.

Por e njëjta, për dallim nga kolegët e saj të kabinetit qeverisës, pati paraqitje televizive, ndonëse në televizione të caktuara, një nga ta ku edhe Albin Kurti dha intervistë.

E përveç ministrave, edhe diplomatë e zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes nxitën debate e reagime publike.

Më së shumti vëmendje mori Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci. I njëjti tashmë është intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të pozitës zyrtare, “shpëlarje të parave” dhe ikje nga tatimi në pronë. /Klankosova.tv