Drejtori i Gazetës Online Reporteri, Bekim Kabashi, ka reaguar lidhur me shkrimin që publikoi RTK nga gazeta boshnjake” Slobodna Bosna”, ku akuzoheshin dy mediume në vend.
Sipas Kabashit, sulmet e orkestruara të pushtetit ndaj mediave, kanë për tendencë nënshtrimin e medias.
“Tendenca eshte e qarte. Nenshtrimi i medias. Para pak ditesh ishte ligji per KPM’ne. Tani Slobodna Bosna. Shto ketu edhe sulmet e vazhdueshme diskredituse ndaj gazetareve e mediave. Megjithate, edhe ky pushtet, sikurse te gjitha pushtetet e ngjashme, nje gje e huqin. Ambiente te tilla, nuk i dobsojne mediat dhe rolin e tyre, perkundrazi”, ka shkruar Kabashi.
RTK ka publikuar dje një shkrim nga një gazetë boshnjake, duke nisur kështu fushatë të rrezikshme akuzuese ndaj dy mediumeve në vend, “Nacionale dhe Periskopi” Ky shkrim është shpërndarë nga disa deputetë të Vetëvendosjes. Kësaj fushate i është bashkuar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka deklaruar sot se për këtë “shkrim” e ka lajmëruar edhe Prokurorinë e Shtetit.