Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kabashi-Muçaj: Institucionet nuk janë peng i askujt, koha për përgjegjësi

Kabashi-Muçaj: Institucionet nuk janë peng i askujt, koha për përgjegjësi

Serbeze Kabashi-Muçaj, deputete e LDK-së ka thënë se kriza politike po i dëmton qytetarët çdo ditë.

Ajo ka shkruar se bllokimi i Kuvendit po ndikon gjithandej.

“Bizneset janë në krizë, financat publike të bllokuara, e qytetarët të pambrojtur.”, ka shkruar Kabashi-Muçaj.

Sipas saj koha është për përgjegjësi e jo për inate.

“Institucionet nuk janë peng i askujt!”, shkroi ajo.