Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se; Kanë informacione të sakta se në Serbi po përgatiten për një sulm të ri në Kosovë, poashtu edhe krerët e tjerë të shtetit kanë dalë me deklarime po të njëjta që përpos sulmit të 24 shtatorit të ndodhur nga terrorist serb në Basnjkë, sipas tyre, mund të ketë edhe sulme të tjera, raporton TV Arbëri.
Lidhur më këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëria, eskperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se në vazhdimësi kemi ngritur alarmin dhe se kanë pasur deklarata të tilla, dhe sa i përket këtyre shqetësimeve sipas tij, ka zhvillime në aspektin e sigurisë duke marrë parasysh përpjekjet e Rusisë për të destabiliziuar rajonin.
“Në fakt neve në vazhdimësi e kemi ngritur alarmin apo kemi pasur deklarata të tilla të cilat këto deklarata tanimë po konfirmohen edhe nga zyrtar shtetëror përfshirë Presidenten, Kryeministrin, Kryetarin e parlamentit, Ministra, organizata të ndryshme ndërkombëtare përfshirë edhe NATO-n e cila vepron përmes KFOR-it në Kosovë, kemi pasur deklarata nga ushtarak të ndryshëm të shteteve anëtare të NATO-s, kemi pasur deklarata të tilla nga Britania dhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, në fakt sa i përket këtyre shqetësimeve mund të themi se vërtet ka zhvillime në aspektin e sigurisë duke marrë parasysh përpjekjet e Rusisë për të destabiliziuar rajonin, kemi parë që Polonia ka veprime konkrete ka ngritur nivelin më të lartë të organizimit ushtarak dhe poashtu po përgatitet konkreto – operative për ballafaqim në një luftë ventuale e cila mund të provokohet nga Rusia dhe njëkohësisht kemi parë deklarata të ndryshme rreth planeve të NATO-së për të organizuar mbrojtje në Ballkan për shkak të kërcënimeve që vijnë nga Rusia e cila mund të përdorë Serbinë si një satelit të saj për të destabilizuar rajonin”, ka thënë ai.
Duke folur për sulme të reja në vend, eksperti i sigurisë vlerëson se Kosova mbetet e rrezikuar më seriozisht për dy arsye, e para se; Serbia ka një pretendim të vazhdueshëm për cenimin e sovranitetit të sigurisë së saj dhe e dyta se; është Rusia ajo e cila po dëshiron të përdor pikërisht situatën aktuale politike në Kosovë, teksa shtoi se jemi dëshmitar të një organizimi ushtarak të Serbisë brenda territorit të Kosovës në Banjskë (ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku).
“Kosova sigurisht që mbetet e rrezikuar më seriozisht për dy arsye, e para se; Serbia ka një pretendim të vazhdueshëm për cenimin e sigurisë të saj dhe e dyta se; është Rusia e cila po dëshrion të përdor pikërisht situatën aktuale politike në Kosovë, marrë parasysh situatën në veriun e Mitrovicës përkatësisht situatën në katër Komunat me shumicë serbe ku ka pasur përpjekje konkrete për destabilizimin e vendit, madje jemi dëshmitar të një organizimi ushtarak të Serbisë brenda terriotirt të Kosovës në Banjskë, ku përmes grupeve kriminale terroriste tentojë që të organizojë aktivitete luftarake dhe këto janë të mjaftueshme për të kuptuar se kjo perfomancë dhe jo sigurisë Serbisë dhe Rusisë është mund të themi serioze dhe se mund të themi është reaguar qartë se cenimi i sgurisë së Kosovës është realisht i mundshëm. Prandaj, mund të themi se të gjitha këto paralajmërime, të gjitha këto zhvillime duhet t’i konsideroni si rrezik permanent dhe njëkohësisht të organizojë siguri duke marrë parasysh kërcënimet apo duke marrë parasysh përpjekjet e Serbisë dhe planet konkrete të saj për cenimin e sigurisë“, është shprehur Elezi.
Sa i përket deklaratës së kryeparlamentarit Konjufca, për informacione të sakta për sulme të reja nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, Elezi thekson disa masa të cilat duhet të trajtohen për siguri më të lartë ndaj këtyre sulmeve, teksa tha se njëkohësisht të kemi raport të detajuar për çdo zhvillim jonormal që kemi të bëjmë me atë zonë dhe të ndajmë këto informacione me NATO-n e KFOR-in të cilat janë bashkëpunëtorët kryesor.
“Ne pamë edhe deklaratën e fundit të kryetarit të parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se kanë informata të sakta për çështjen në fjalë dhe unë kujtoj se bazuar në informacionet të cilat besoj se kryetari i Kuvendit i ka marrë nga inteligjenca që kanë për obligim ligjor të sigurojnë informacione për cenimin e sigurisë në territorin e Kosovës, të trajtohen dhe të bëhen veprime konkrete operative, fillimisht duhet të vendosim masa siç është zgjerimi in orarit të p[olicisë së Kosovës nga orari standard 8 orësh në 12 orësh, pastaj të ngrisim punët e kontrollin në zonat të cilat vlerësohet se mund të kalojnë persona dhe individë të Serbisë për të organizuar aktivitete të dhunëshme siç janë katër komunat me shumicë serbe, poashtu dhe vija kufitare mes Serbisë, të shtojmë prezencën e pjesëtarëve të policisë së Kosovës në atë zonë, dhe njëkohësisht të kemi raport të detajuar për çdo zhvillim jonormal që kemi të bëjmë me atë zonë dhe të ndajmë këto informacione me NATO-n e KFOR-in të cilat janë bashkëpunëtorët kryesor aktualisht të sigurisë së Kosovës njëkohësisht janë garantues i sovranitetit midis Kosovës sipas rezolutës 1244”, deklaroi ai për TV Arbëria.
Eksperti i sigruisë propozon që institucionet e Republikës së Kosovës marrë parasysh gjendjen aktuale dhe kërcënimet që i ka Kosova si rezultat i përpjekjeve të Rusisë dhe Serbisë si satelit i saj për cenimin e sigurisë dhe ato të NATO-së për të bërë një bazë të të dhënave e cila do të shërbejnë vetëm për organizime të tilla.
“Unë personalisht propozojë që institucionet e Republikës së Kosovës marrë parasysh gjendjen aktuale dhe marrë parasysh kërcënimet që i ka Kosova si rezultat i përpjekjeve të Rusisë dhe Serbisë si satelitë i saj për cenimin e sigurisë të propangojë një strukturë të posaçme inteligjente e cila në brendësin e saj do të ketë edhe struktura të tjera të vendeve fqinje dhe ato të NATO-së për të bërë një bazë të të dhënave e cila do të shërbejnë vetëm për organizime të Serbisë dhe Rusisë për cenimin e sovranitetit të sigruisë së Kosovës apo destabilizimin e gjithë rajonit”, deklaroi Elezi. /TVArbëria/