Kryetari i Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Adnan Rrustemi, përgëzon ngritjen e aktakuzës dhe nisjen e procedurave gjyqësore.
Në një intervistë për A2, deputeti i VV akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se urdhëroi sulmin në Banjskë, me të cilin synonte aneksimin e veriut të Kosovës.
Rrustemi siguron se Kosova do të përdorë çdo aspekt ligjor dhe diplomatik, bashkë me faktorin ndërkombëtar, për të arrestuar dhe sjellë terroristët nga Serbia për tu përballur me drejtësinë në Kosovë.
Ai siguron se kryeterroristi Milan Radoiçiq do të arrestohet menjëherë në rast se do të lërë Serbinë.
“Nuk ka pushuar rreziku për Kosovën, përderisa Vuçiq vijon me politikat e tij hegjemoniste, por shteti është më i përgatitur se kurrë për çdo sulm apo kërcënim të mundshëm”, tha Rrustemi.