Ka rritje të rasteve epileptike, mungojnë trajtime të rëndësishme
Në Kosovë ka një rritje të ndjeshme të rasteve me sëmundjen epileptike, e ndonëse sakt nuk dihen shifrat, vetëm në vitin që lamë pas, mbi 1 mijë persona kanë marrë shërbime specialistike në Klinikën e Neurologjisë pranë QKUK-së.
Kështu u tha sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, me ç’rast, u theksua nevoja për avancim të shërbimeve, por edhe mungesa e vëmendjes për trajtim më cilësor të kësaj sëmundjeje.
Kryetarja e Shoqatës Kundër Epilepsisë në Kosovë, Valbona Govori-Berisha, u shpreh se shënimi i kësaj dite synon ngritjen e vetëdijes publike dhe profesionale për luftimin e epilepsisë.
Ajo theksoi se ndonëse mungojnë të dhënat e sakta, vetëm në vitin 2022 shërbime specialistike në Klinikën e Neurologjisë kanë marrë 1010 pacientë, që vuajnë nga epilepsia.
Govori-Berisha theksoi se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizëm të madh.
Govori-Berisha: Synojmë sensibilizimin e popullatës, ngritjes së vetëdijes profesionale për epilepsinë
“Qëllimi i ditës është sensibilizimi i popullatës, ngritjes së vetëdijes publike e profesionale për epilepsinë kur mundohemi të dërgojmë mesazhe edhe në mënyra të ndryshme popullatës se kjo është sëmundje kronike-neurologjike që faktikisht në format në ndryshme, nuk njeh moshë, racë e hapësira gjeografike….Në botë mbi 65 milionë vuajnë nga epilepsia sa i përket të dhënave në Klinikën tonë për fat të keq po kemi problem me tregu numrin e saktë të personave që vuajnë me epilepsi, mirëpo unë po i referohem të dhënave të cilat janë në Klinikën e Neurologjisë dhe mund të themi se në vitin 2022 në vizita specialistike që kanë kryer ka qenë 1010, 87 hospitalizime që janë shtrirë në Klinikë, femra 39, e meshkuj 48, ka një sigfikancë mes gjinive. Në kabinetin e elektroenzofallografisë kanë frekutneuar 3778 pacient…Krahasim me vitin e kaluar e kemi një rritje të ndjeshme të personave me epilepsi që kanë frekuentuar në mesin tonë dhe kjo është çështje që na tregon se kemi një problem me të vërtet të rëndësishëm sa i përket shëndetit publik.“, u shpreh ajo.
Ndërsa, neuro-pediatri, Naim Zeka u shpreh se neurologjia nuk e ka vëmendjen e merituar nga menaxhmenti i ShSKUK-së.
Zeka përmendi disa nga telashet që ballafaqohen si repart i neuro-pediatrisë për trajtimin e fëmijëve me epilepsinë, derisa u shpreh që pacientët epileptikë detyrohen që edhe vetë barnat t’i sigurojnë nga xhepi i tyre.
Ai theksoi se gjatë vitit deri në 500 raste kërkojnë trajtim në këtë repart.
Zeka: 400-500 sillet numri i rasteve me epilepsi
“Jemi ndër tre repartet që kemi më së shumti shtrime në Klinike dhe gjatë vitit i kemi 1500 shtrime dhe nga to 400-500 sillet numri i rasteve me epilepsi…..Mungojnë njerëzit kyç që udhëheqin QKUK dhe kjo tregon se neurologjisë i kushtohet shumë pak rëndësi, kur flas për pediatrinë sigurisht vlen edhe për juve për arsye se me të vërtet po flasim për metoda të sofistikuara, por fatkeqësisht në QKUK sot nuk bëhet video eeg-ja që është shumë rutinë për spitalet e ndryshme rajonale. Problem tjetër është përcaktimi i dozës së anti-epileptikut në gjak edhe 20 vite pas luftës tek ne nuK caktohet edhe pse është një metodë shumë pak e kushtueshme e cila neve do të na kishte ndihmua shumë në pëRcjellejn e pacientëve me epilepsi dhe politerapi.“, tha ai.
Neurologu i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmendin Shala foli para të pranishmëve për zhvillimet teknologjike për trajtimin e sëmundjes së epilepsisë.
Sipas tij, për të gjithë pacientët epileptikë në udhërrëfyes duhet të shtohen vendosja e vijës venoze.
Shala: Të shtohet si udhërrëfyes metoda e hapjes së vijës venoze
“Çka është e rëndësishme që unë mendoj që ne duhet ta fusim si udhërrëfyesin tonë pacientët që shtrohen në spitale për procedura diagnostikuese për epilepsinë ose për efekt ndërrimi terapie apo kulumi të krizave që nuk reagojnë me terapinë atëherë çdo pacientë me potencial të shfaqjes së krizave epileptike çdo pacienti duhet t’i vendoset vija venoze momentin kur e hap historinë duhet hap vijën venoze…nëse ka kriza duhet me intervenua sa më shpejt për atë kjo duhet të futet në udhërrëfyes.“, theksoi Shala.
Në të gjithë botën 65 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundja e epilepsisë dhe çdo vit në të hënën e dytë të muajit shkurt njerëzit mblidhen së bashku të njoftohen mbi problemet, me të cilat ballafaqohen personat që vuajnë nga epilepsia./TV Arbëria/