Padyshim që dy yjet e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë dy favoritët kryesor, ku njëri nga ta do ta fitoj çmimin më të madh individual për futbollistë.
Për këtë ka folur edhe legjenda e futbollit argjentinas, Sergio Aguero i cili ka dy emrat e lojtarëve të Realit në listën e ngushtë
Aguero ka thënë se më shumë e pëlqen Jude Bellingham, por ai mendon se Vini Jr ka qenë superior këtë sezon dhe e meriton ta fitoj Topin e Artë përkundër se me Brazilin nuk shkoi larg.
“Shoh të favorizuar Vinicius dhe Bellingham prej sukseseve me Real Madrid. Mua më pëlqen Bellingham dhe do të doja ta fitonte ai, por Vinicius ka qenë shumë superior në këtë sezon”.
“Pavarësisht se nuk eci mirë me Brazilin në Kupën e Amerikës, sërish mendoj se nuk është faji i Vinicius për dështimin e Selecaos”.
“Për mendimin tim, në sezonin e fundit Vinicius ka qenë më i mirë edhe se Mbappe. Ai e merr topin në gjysmëfushë dhe më pas dallohet që krijohet një rrezik i madh për kundërshtarët”, deklaroi Aguero.