Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqit”

“Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqit”

Daut Haradinaj ka deklaruar se ka përgjime edhe më të rënda se këto të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiq, shkruan Insajderi.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së u shpreh se shefja e grupit parlamentar të LVV-së, vetëm i ka zbatuar porositë e shefave të saj.

“Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve. Po flas prej shefit të Qeverisë e teposht kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirect nëpërmjet sekserëve të vet, do të shohim më vonë ato, besoj që kolegt e juaj i publikojnë, se nuk janë punët e mija ato, as nuk kam pranuar me i posedu“.

“Unë personalisht nuk e fajësoj shefen e grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatu një porosi të marrne prej shefave. Edhe kur u zgjedh presidentja, edhe pas zgjedhjes së saj, kontaktet asnjëherë nuk i ka ndalë VV’ja me Listën Srpska”, tha ai në emisionin Pressing në T7.