Ernest Muçi është një nga lojtarët shqiptar që mund të ndryshojë ambient gjatë kësaj periudhe. Për sulmuesin shqiptarë ka interes nga ekipet e Premier League.
Duke parë interesimet e shumta ndaj tij në Turqi po përgatiten për një largim të mundshëm të shqiptarit. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë presidenti i Besiktas, Giovani Van Bronkhorst.
Ky i fundit ka theksuar se momentalisht nuk ka asgjë konkrete me ndonjë klub, por nëse Muçi shitet atëherë kanë gati zëvendësuesin e tij. Kujtojmë se ish-i Tiranës u transferua gjatë merkatos së janarit te Besiktas.
“Nuk ka asnjë ofertë për Muçin, por ka klube të interesuara. Nëse Muçi largohet, atëherë mund të fokusohemi te Anderson Taliska”, ka theksuar zyrtari i turqve