Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ka mungesë ushtarësh, Ukraina liron mijëra të burgosur për të luftuar kundër Rusisë

Ka mungesë ushtarësh, Ukraina liron mijëra të burgosur për të luftuar kundër Rusisë

Ukraina po lehtëson kushtet e mobilizimit për t’u përballur me mungesën e ushtarëve në fushëbetejë ndërsa shënohen më shumë se dy vjet që kur vendi po lufton kundër agresionit rus.

Për herë të parë, autoritetet po kërkojnë rekrutë në mesin e të burgosurve.

Ndonëse Ukraina nuk ka dhënë shifra mbi numrin e ushtarëve në front, komandantët në vijën e parë të frontit pranojnë hapur se po përballen me mungesa të mëdha të luftëtarëve ndërkohë që Rusia vazhdon të përforcojë praninë e saj në pjesën lindore të Ukrainës dhe të përparojë gradualisht në frontin perëndimor.

Mbi 3,000 të burgosur janë liruar me kusht deri më tani dhe janë caktuar pranë njësish ushtarake. Ky lloj rekrutimi u miratua nga parlamenti si pjesë e një ligji të diskutueshëm muajin e kaluar, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press zëvendësministrja ukrainase e drejtësisë, Olena Vysotska.