Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Ka mungesë të investimeve kapitale, por ka edhe mbetje financiare që nuk janë shfrytëzuar nga kryetari i Komunës së Gjilanit”, thotë Murseli

Extra AL PVC

Anëtari i Kuvendit Komunal në Gjilan, Gentrit Murseli thotë se për skandalet e qeverisjes në Gjilan opozita gjithmonë e ka për obligim që ti tregojë pikat e dobëta të qeverisjes.

Murseli në një intervistë për Tv Arbëria ka rrëfyer për skandalet në komunën e Gjilanit dhe disa nga arritshmërit e këtij qyteti.

Ai është shprehur ndërkohë që flasin për skandalet e qeverisjes në Gjilan, Murseli thekson se opozita gjithmonë e ka për obligim që t’i tregojë pikat e dobëta të qeverisjes.

“Kur flasim për skandalet e qeverisjes në Gjilan opozita gjithmonë e ka për obligim që ti tregojë pikat e dobëta të qeverisjes, mirëpo unë kisha dashtë me i potencu ato të cilat janë shumë lehtë të vërtetueshme, ta marrim shembull në Gjilan nëse e marrim dhe e analizojmë raportin e auditimit për vitin 2023 dhe 2022, Gjilani fatkeqësisht për dy vite radhazi ka raport me opinion të kualifikuar që është negativ dhe kjo mund të them që prej shpalljes së pavarësisë të vitit 2008 deri më tash”.

Tutje, Murseli thotë se në komunën e Gjilanit për herë të parë ka ndodhur që raporti i auditimit të kualifikohet ku kjo nënkupton që ka pasur shkelje të ligjeve.

“Në komunën e Gjilanit për herë të parë ndodh që raporti i auditimit me qenë i kualifikuar kjo nënkupton që ka pasur shkelje të ligjeve, papërgjegjësi institucionale dhe nuk janë ndërmarrë veprimet konkrete dhe të duhura që të merren për bazë opinionet dhe rekomandimet të cilat kanë qenë nga raporti i vitit 2022 kemi edhe grantin e performancës, komuna e Gjilanit fatkeqësisht prapë edhe në vitin 2023 nuk është përfituese e grantit të performancës edhe nëse e shohin indeksin e transparencës buxhetore, jemi një nga komunat që kemi shënuar më së shumti regines në renditje”, ka deklaruar ai.

Anëtari i Kuvenidt komunal në Gjilan, ka theksuar skandalet e këtij qyteti si përshembull; mungesa e investime infrastrukturore, ku është komuna që ka më së pakti investime kapitale për vitin 2023.

“Pra të gjitha indikatorët që i bëjnë qoftë ZKA, qoftë institutet si ai GAP apo DEMOS janë negative për komunën e Gjilanit, kurse në anën tjetër kur flasim për skandalet e qeverisjes ta marrim shembull mungesa e investime infrastrukturore, jemi komuna që kemi më së pakti investime kaptiale për vitin 2023 fatkeqësisht vetëm drejtoria për shërbime publike në Gjilan i ka pasur mbi 700 mijë euro fubicet, e tash kjo është pak e çuditshme kur e sheh që nevoja për investime në një qytet si Gjilani është shumë e madhe, e në anën tjetër kryetari i Komunës ka mjete financiare që i mbesin pa i shfrytëzu, kjo është për me u sqaru p[ër qytetarët”, ka thënë ai.

Murseli thotë se në njërën anë kanë mungesë të investimeve kapitale, por që në anën tjetër ka mbetje financiare të cilat kryetari i komunës nuk ka arritur që t’i shfrytëzoj ato, duek shtuar se si anëtar i Kuvednit e kanë për obligim për të kërkuar llogari drejtëpërsëdrejti nga kryetari dhe drejtorët për mospunën e tyre.

“Pra, në njërën anë kemi mungesë të investimeve kapitale, në anën tjetër kemi mbetje financiare të cilat kryetari i komunës nuk ka arritur me i shfrytëzu.
Tash si anëtar i kuvendit ne kemi për obligim me i kërku llogari të drejtëpërdrejtë nga kryetari dhe nga drejtorë për mospunën e tyre e cila tashmë është veçse publike dhe e vërtetueshme”, ka deklaruar ai për TV Arbëria.

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...