Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Ka faj Kurti, Vitia – kriminela”, punëtori i sigurimit fizik i ashpër ndaj liderëve

“Ka faj Kurti, Vitia – kriminela”, punëtori i sigurimit fizik i ashpër ndaj liderëve

Punëtorët e sigurimit fizik të QKUK kanë nisur grevën, para objektit të Administratës Qendrore të QKUK-së.

Njëri nga grevistët ka shprehur indinjatën e thellë me institucionet e shtetit që s’iu kanë bërë zgjidhje.

“Kurrë s’ka ndodh kështu. Këtu ka faj Kurti, Vitia edhe qekjo QKU. Se Kurti është i zoti i shpisë po i lyp votat kur po vvijnë zgjedhjet. Ku janë sot? Çka jemi met qetu, krejt punëtorët e sigurimit, krejt 50 vjet e përpjetë. Ku janë rinia? Krejt janë dalë jashtë, prej qetyne hajnave. Qetyne kriminelave, vorrat të këqinj, zoti ju marroftë! Për natë po ju dalin skandalet e tyne. Nuk e di ku janë”, ka thënë ai para gazetarëve.