Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Ka dy vite që presim një nënshkrim”, Xhaferi kritikon Kurtin: Ka mendësi jo të duhur

“Ka dy vite që presim një nënshkrim”, Xhaferi kritikon Kurtin: Ka mendësi jo të duhur

Krenar Xhaferi kandidatë i LDK-së, i cili synon të jetë deputetë i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin n’Pult, deklaroi se ka dy vite që e presin një nënshkrim nga kryeministri Albin Kurti për unazën e kryeqytetit.

“Ka dy vite që unazën e kryeqytetit e presim një nënshkrim nga kryeministri aktual, sepse unaza e kryeqytetit është barra e saj. Në momentin që nënshkruhet garancioni i kredisë, që ne e presim vetëm atë garancion që të fillohen hapat e tenderimit për ndërtimin e unazës së kryeqytetit, jemi duke folur për dy vite që kryeministri aktual nuk është në gjendje me ta nënshkru një nënshkrim të vetëm për garancionin e kredisë për unazën e kryeqytetit.”

Teksa Xhaferi flet lidhur me projektin e unazës së kryeqytetin, ai kritikon Kurtin duke e quajtur me mendësi jo të duhur.

“Nuk është nënshkruar sepse ky kryeministër në takimin që e kemi pasur ne si Prishtinë me të, na ka thënë që ata që më kanë pru mu këtu janë shumë të lënduar për humbjen në Pishtinë dhe unë nuk bi në ndesh me vullnetin e tyre, kemi një kryeministër me mendësi jo të duhur, kjo është mendësia e një kryeministri kur e sheh veten e jo interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Ky kryeministër aktual e ka bllokuar që dy vite unazën e kryeqytetit që i bën krejt qytetit ku edhe vetë qeveria është në mes të qytetit“, deklaroi ai në n’Pult./tvarbëria/