Juventusi ka lëshuar tashmë një deklaratë zyrtare përmes së cilës kanë siguruar se ata nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe parregullsitë financiare të raportuara bien brenda atyre të lejuara nga parimet e kontabilitetit në fuqi.
I gjithë Bordi i Drejtorëve dha dorëheqjen e papritur të hënën në mbrëmje, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli, që thuhet se mund të heqin një pjesë të presionit ligjor nga klubi në rast të arrestimeve të mundshme.
Çështjet që po hetohen janë të ashtuquajturat tarifa të fryra të transferimeve për të rritur fitimet kapitale dhe përdorimi i kontratave të veçanta sekrete që paguajnë pagat e lojtarëve në mënyrë jo transparente.
Juventus lëshoi një tjetër deklaratë këtë pasdite duke këmbëngulur se ata do të shfajësohen gjatë fazës së fundit të hetimit, si në nivel sportiv ashtu edhe në atë ligjor.
“Bazuar në një grup të fortë opinionesh nga avokatë dhe kontabilistë profesionistë, bordi i Juventusit njëzëri arriti në përfundimin se trajtimi i kontabilitetit i miratuar bie brenda atyre të lejuara nga parimet e kontabilitetit në fuqi.”, thuhet në këtë deklaratë të Juventusit.
Juventusi këmbëngul se akuzat e ngritura nga autoritetet janë të pabaza dhe theksojnë akuza asnjëherë nuk përmend mashtrim financiar.
Klubi ka besim se do të shfajësohet, ashtu siç ishte për hetimin e fitimeve kapitale vetëm disa javë më parë.