Karim Adeyemi ka rënë dakord për një marrëveshje në parim me Juventusin dhe tani është në pritje të bisedimeve mes klubeve, ku fjalën kryesor do ta ketë Borussia Dortmund.
Bianconerët kanë filluar të ecin përpara në tregun e transferimeve pas shitjes së Dean Huijsen te Bournemouth dhe Matias Soule te Roma , duke dërguar një ofertë serioze për yllin e Atalantas, Teun Koopmeiners. Klubi po synon gjithashtu mbrojtësin e Nice, Jean-Clair Todibo.
Juventusi është në fazat e hershme të projektit të tyre të ri nën drejtimin e Thiago Mottas dhe ka ende disa çështje për të zgjidhur përpara sezonit 2024/25, siç është e ardhmja e yllit të skuadrës, Federico Chiesa, i cili mund të përfundojë duke bërë një lëvizje në Angli.
Tuttosport sot detajon se si Juventus po punon tani për detajet përfundimtare të një kontrate, pasi ranë dakord për një marrëveshje në parim me Adeyemin, i cili i ka dhënë dritën jeshile një kontrate pesëvjeçare me vlerë rreth 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuset.
Pasi bardhezinjtë të finalizojnë detajet e mbetura, klubi do të hyjë në bisedime me Borussia Dortmundin dhe janë të gatshëm të propozojë 35 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse