Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Juventusi ka ofruar më shumë se 40 milionë euro për mesfushorin holandez

Juventusi ka ofruar më shumë se 40 milionë euro për mesfushorin holandez

Mesfushori qendror i Atalantas, Koopmeiners, mbetet një nga objektivat kryesor të Juventusit në afatin kalimtar aktual.

Sipas Fabrizio Romano, klubi torinez i ka dorëzuar sot Atalantës një ofertë prej 45 milionë eurosh. Juventus kishte arritur një marrëveshje për kushtet personale me lojtarin një muaj më parë.

Pritet që Atalanta ta pranojë këtë ofertë dhe të japë dritën jeshile përfundimtare për transferimin e Koopmeiners. Lojtari tashmë ka informuar drejtuesit e klubit se dëshiron t’i bashkohet Juventusit.

Nëse transferimi realizohet, Koopmeiners do të bëhet mesfushori i tretë qendror i ri i Juventusit këtë sezon. Klubi tashmë ka nënshkruar me Douglas Luiz nga Aston Villa dhe Khéphren Thuram nga Nice.

Në sezonin e fundit të Serisë A, Koopmeiners shënoi 12 gola dhe dha 5 asistime në 34 ndeshje

Powered by WordPress