Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Juventus e bën “sefte” për këtë merkato vere, te “Zonja e Vjetër” mbërrin mesfushori brazilian

Juventus e bën “sefte” për këtë merkato vere, te “Zonja e Vjetër” mbërrin mesfushori brazilian

Tashmë gjithçka është zyrtare, me “shkatërruesin” brazilian të mesfushës, Douglas Luiz ka nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri, Juventus, me “Bardhezinjtë” që kanë arritur marrëveshjen me anglezët e Aston Villa, për shifrën e plot 50 milionë eurove, si dhe 1.5 milionë euro të tjera, në formën e bonuseve, shumë kjo që do të paguhet në 4 këste.

Mesfushori brazilian ka firmosur deri në vitin 2029 me rekordmenët e futbollit italian, me 26-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet si përforcimi i duhur për mesfushën e teknikut, Thiago Motta, pasi bëhet fjalë për një mesfushor, që mbështet gjatë gjithë kohës të dy repartet, si atë ofensiv edhe atë defensiv, duke iu përshtatur goxha skemave të teknikut italian.

Mirëpo duhet theksuar se ky nuk është transferimi i vetëm mes këtyre dy klubeve për këtë merkato vere, pasi skuadra e Aston Villa ka arritur të “rrëmbejë” edhe dy talente të “Zonjës së Vjetër”, Samuel Iling Junior dhe Enzo Barrenechea, me këta dy të fundit, që do të jenë një forcë e shtuar për skuadrën e Unai Emery, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al

Powered by WordPress