Shtetasi sllovak Juraj Cintula (71), i cili qëlloi kryeministrin sllovak Robert Fico të mërkurën, është i lidhur me ish-grupin paraushtarak “Ushtarët Sllovak” (SB). Sipas të dhënave të projektit vsquare.org, drejtuesit e këtij grupi janë trajnuar nga ish-pjesëtarë të forcave speciale ruse, raporton Jutarnji list.
Ata shkruajnë se në vitin 2016, Cintula shkroi disa postime pro-ruse në profilin e SB-së në Facebook. Vrasësi i kryeministrit sllovak deklaroi se kishte marrë vesh për ekzistencën e grupit në maj 2015 –
‼️🇷🇺Wow. Looks like Slovak PM Robert Fico’s reported assailant, writer Juraj Cintula, was associated with pro-Russian paramilitary group Slovenskí Branci (SB). Their leader was even trained by Russian ex-Spetsnaz soldiers. Read more on @VSquare_Project 👇https://t.co/2IzSHwq54d pic.twitter.com/M9fgp186R3
— Szabolcs Panyi (@panyiszabolcs) May 15, 2024
Portali sllovak Novinky thekson se SB është një grup paraushtarak i paregjistruar me një orientim në dukje pro-rus, i cili ka qenë aktiv në Sllovaki që nga viti 2012. Ai u themelua si një klub ushtarak i paregjistruar, ekzistenca e të cilit që nga prilli 2016 sponsorizohet nga shoqata civile. “Vendi ynë është e ardhmja”, me të cilin ndan botëkuptim të ngjashëm.
‘Ushtarët sllovakë’ punuan intensivisht me degën sllovake të Ujqërve të Natës, një klub rus i motoçiklistëve afër Vladimir Putinit dhe konsiderohen si një forcë e fuqishme paraushtarake ruse.
Megjithatë, në korrik 2018, Ministria e atëhershme Sllovake e Mbrojtjes i paraqiti Zyrës së Kryeprokurorit një iniciativë për të rishikuar ligjshmërinë e ekzistencës së SB.
Ministri në atë kohë, Jan Hoľek, ishte veçanërisht i shqetësuar për përpjekjet e së djathtës ekstreme, të mbledhur rreth nacionalistit sllovak Marian Kotleba, për të kontrolluar grupin. Megjithatë, ata arritën vetëm që u miratua një ligj që ndalon anëtarët e forcave të armatosura sllovake të përfshihen në organizatë.
SB atëherë kishte rreth 200 anëtarë. Në tetor 2022, ata papritmas njoftuan se po pushonin aktivitetin e tyre, pa dhënë arsye.