Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Jusuf Thaçi, deputetëve që votuan Specialen: Kërkoni falje ose heshtni

Jusuf Thaçi, deputetëve që votuan Specialen: Kërkoni falje ose heshtni

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan për formimin e Gjykatës Speciale, që të heshtin ose të kërkojnë falje.

Pas dënimit me 26 vjet burgim të Salih Mustafës, ish-komandantit të UÇK-së, Jusuf Thaçi e ka cilësuar “monstrum të drejtësisë” Gjykatën Speciale në Hagë.

“Ata që kanë ngre dorën pro themelimit të Gjykatës Speciale, duke i dhënë këtij institucioni të pështirë politik statusin dhe shenjtërinë e institucionit të drejtësisë, nëse nuk e kanë kurajon njerëzore për kërkim-falje, së paku mos të flasin asgjë për veprimet e vendimet e këtij monstrumi të drejtësisë”, ka thënë ai.

“Kjo është më e pakta që duhet ta bëjnë!”, ka thënë Jusuf Thaçi.  /TV Arbëria

Powered by WordPress