Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Jusuf Bytyqi: LVV-ja nuk e ka shumicën me ndërtu pushtetin

Jusuf Bytyqi: LVV-ja nuk e ka shumicën me ndërtu pushtetin

Gazetari Jusuf Bytyqi ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT”, me Resim Morina, ai ka folur për rezultatet e zgjedhjeve të së dielës.

Bytyqi ka thënë se VV-ja edhe pse po prinë me rezultate, nuk e ka shumicën me formu qeverinë.

“LVV-ja edhe tash që e ka arritë shumicën, nuk e ka shumicën që me e ndërtu pushtetin, së paku me parti shqiptare jo se jo. Me opozitë, me parti serbe ose joserbe që janë të pakicës ndoshta edhe mund ta arrijë jo 61, por edhe 65 deputetë, por proceset e ardhshme do të krijojnë probleme”, ka thënë Bytyqi në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria.